Në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në Francë, në 28 mars 2017, Ministri i Punëve të Jashtme Z. Ditmir Bushati pati një takim të veçantë me Sekretarin francez të Shtetit për Çështjet Evropiane, Z. Harlem Desir.
Bashkëbiseduesit evidentuan progresin e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri, sfidat e përbashkëta që ndan rajoni ynë me vendet e Bashkimit Europian si dhe rolin motor të Shqipërisë për stabilitetin demokratik dhe integrimin euro-atlantik të rajonit.