Gjatë vizitës në Francë, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, u takua me homologun francez Stephane Le Foll si dhe pati edhe një takim zyrtar me Sekretarin Federal të Bujqësisë të Konfederatës Zvicerane, Bernard Lehmann.
Ministri Panariti falenderoi Ministrin Le Foll për bashkepunimin e deritanishëm në lidhje me çështjet e standardeve të cilësisë së grurit dhe miellit dhe i bëri të ditur homologun e tij se Shqipëria do të organizojë takimin e ministrave të bujqësisë të vendeve të Mesdheut në Tiranë ku, si temë qendrore e takimit do të jetë, "Bujqësia si alternative ndaj emigrimit" si dhe do të kërkohet nga BE rritja e mbështetjes financiare të këtij sektori .
Me Sekretarin Federal për Bujqësinë të Zvicres bisedimet u fokusuan rreth mbështetjes së sektorit të blegtorisë dhe të bimëve aromatike dhe mjekësore. Sekretari Zviceran i Bujqësisë, e ftoi ministrin Panariti për një vizitë zyrtare në Zvicer.