NJOFTIM PËR SHPËRNDARJEN E PASAPORTAVE - 31 MARS 2023

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 31 mars (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë t'i tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.
Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të Ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:

  • Një zarf i parapaguar i një prej shërbimeve postare të shpejta si CHRONOPOSTE, DHL, UPS etj,;
  • Kuponi ose kuponat origjinalë (kur janë pasaportat e disa pjesëtarëve të të njëjtës familje) të aplikimit per pasaportë;
  • Adresa e saktë dhe numri i telefonit të personit ku do të dërgohet pasaporta;

Theksojmë se me postë mund të dërgohet vetëm pasaporta.
Për tërheqjen e kartave të identitetit aplikuesit duhet të paraqiten personalisht brenda 1 viti nga dita e aplikimit. Pas 1 viti kartat bëhen të pavlefshme.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Çështje policore:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
 2 jan 2023, 3 jan 2023
14 mar 2023, 22 mar 2023,
10 pri 2023, 17 pri 2023, 21 prill 2023, 1 maj 2023, 28 qer 
2023, 5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 25 dhj 2023