Agjensia Kombëtare e Turizmit AKT mori pjesë në panairin ndërkombëtar IFTM TOP RESA , i cili u zhvillua në Paris gjatë datave 20-23 shtator 2016. Pjesë e stendës së Shqipërisë këtë vit ishin gjithashtu 8 bashkë ekspozues, të cilët janë ndër Tour-Operatorët më të rëndësishëm të vendit tonë.
Shtëpia e Shqipërisë, misioni i të cilës është edhe promovimi i turizmit shqiptar, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë Z. Dritan Tola, organizoi një takim në ambientet e saja me operatorët turistik si dhe përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Ky takim shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencës për aktivitete të ardhshme në këtë fushë.