Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi zonjën Sylviane Muselier me Dekoratën “Nënë Tereza”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar nga Presidentja e Komisionit të Rajonit të Aix-en-Provence, Agnès Rampal dhe Zëvendëspresidentja e këtij rajoni, Caroline Pozmentier, nderoi, me propozimin e Ambasadës së Shqipërisë në Paris, zonjën Sylviane Muselier me Dekoratën “Nënë Tereza” në mirënjohje të thellë për kontributin e vyer shumëvjeçar në ndihmesë të fëmijëve të sëmurë e familjeve shqiptare në nevojë nëpërmjet përkujdesjes së veçantë dhe ndihmave humanitare e mjekësore, si dhe në vlerësim të lartë për promovimin e imazhit dhe vlerave të rralla të Shqipërisë e shqiptarëve në Francë.

Zonja Muselier është motra e Mbretëreshës Geraldinë, bashkëshortja e Mbretit Zog I.

Presidenti Meta gjatë fjalës së rastit theksoi se kishte nderin të vlerësonte në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë një zonjë, një bamirëse të rrallë, e cila rrjedh nga një familje fisnikësh duke qenë edhe luftëtare e Rezistencës franceze, edhe mbretërore, edhe republikane, edhe demokrate.

Ceremonia u mbyll me koncertin e orkestrës “French Riviera Soloists” me artistët shqiptarë dhe francezë si dhe sopranon Blerta Zhegu, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Francë.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Çështje policore:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
 2 jan 2023, 3 jan 2023
14 mar 2023, 22 mar 2023,
10 pri 2023, 17 pri 2023, 21 prill 2023, 1 maj 2023, 28 qer 
2023, 5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 25 dhj 2023