Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar NISHANI merr pjesë në Takimin e Udhëheqësve botërorë për ndryshimet Klimatike në Paris, COP21

Presidenti Nishani në mesazhin e tij drejtuar këtij Takimi shprehu angazhimin e Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të planetit tonë dhe marrjen e përgjegjësive kombëtare përmes vënies në efiçencë të burimeve kombëtare.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se Shqipëria mbështet arritjen e një Marrëveshje universale, duke bërë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuara në Kontributin Kombëtar të Synuar (INDC).

Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se institucionet shqiptare po punojnë për përgatitjen e një strategjie kombëtare për adresimin e ndryshimeve klimatike në linjë të plotë me politikat e Bashkimin Evropian.

Pas Takimit, Presidenti Nishani bëri një homazh në kujtim të viktimave të akteve terroriste të 13 nëntorit dhe vendosi një buqetë me lule para sallës Bataklan, ku numri i viktimave ishte më i madhi. Aty, ai u prit nga kryetarja e bashkisë së qarkut 11 të Parisit.

Në vijim, në kuadër të inaugurimit të shoqatës artistike-kulturore « La maison de l’Albanie », Presidenti u takua me disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Paris, me të cilët shkëmbeu pikëpamje për forcimin e imazhit të Shqipërisë.

Gjithashtu, ai përgëzoi themeluesit e Shoqatës për organizimin e aktiviteteve të ndryshme artistiko-kulturore, ekspozitave, promovimin e librave dhe autorëve të ndryshëm, etj.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë:
10:00 - 13:00
*Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 janar 2024, 2 janar 2024, 14 mars 2024, 22 mars 2024, 31 mars 2024, 10 prill 2024, 1 maj 2024, 5 maj 2024, 16 qershor 2024, 5 shtator 2024, 28 nentor 2024, 29 nentor 2024, 8 dhjetor 2024, 25 dhjetor 2024.