Shërbime të Ambasadës

SHERBIMI KONSULLOR ONLINE -
Ju ftojmë të vizitoni faqen e SHKO:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=29&c...

Vizat

Për çdo informacion që ka të bëjë me vizat, lutemi të adresoheni në faqen web të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë:
https://e-visa.al/

 

Pasaportat biometrike

Në Ambasadën e RSH në Paris, mund të kryhet procedura e pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike. Ky shërbim u ofrohet vetëm qytetarëve Shqiptarë të cilët janë të pajisur me leje qendrimi të vlefshme në France (carte de séjour ose récépissé).

Takimet lihen vetëm online në lidhjen e mëposhtme:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765

Pas aplikmit, konfirmimi ju vjen ne mënyrë automatike nga sistemi (lutemi kontrolloni SPAM / JUNK / Courrier indesirable)

Paraprakisht, sjelim në vëmendjen tuaj në vazhdim RREGULLIN E DETYRUESHËM në zbatim të rregullave sanitare të luftës kundër Covid-19, të vendosura për zbatim të detyrueshëm nga Qeveria franceze dhe Ambasada e Shqipërisë:

NUK LEJOHEN TË PARAQITEN DHE TË HYJNË NË GODINËN DHE NË ZYRAT E AMBASADËS ASNJË PERSON TJETËR, QOFSHIN ATA FAMILJARË, TË AFËRM, SHOQËRUES, ETJ., PËRVEÇ ATYRE QË KANË APLIKUAR PËR ID DHE PASAPORTË DHE TË CILËVE U ËSHTË KONFIRMUAR ZYRTARISHT TAKIMI PËR APLIKIM. NË RAST TË SHKELJES SË KËTIJ RREGULLI, APLIKANTËVE DO T’U ANULOHET AUTOMATIKISHT TAKIMI !
 

Ditën e aplikimit, në varësi të shërbimit, duhet të keni me vete:

Pajisja me kartë identiteti (letërnjoftim) dhe pasaportë për shtetasit mbi 16 vjeç:

- Provën e pagesës të printuar (170 euro per pasaportën dhe 16 euro për kartën ID), bërë në llogarinë bankare të Ambasadës (la preuve du virement bancaire) si më poshtë:
BRED Banque Populaire - Ambassade Albanie Passeport: FR76 1010 7008 6800 1140 7799 493 SWIFT/BIC BREDFRPPXXX
- Pasaportën e modelit të vjetër ose pasaportën e skaduar biometrike;
- Nëse ju ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit (ID), ose njëri nga këta dokumente, duhet të bëni denoncimin e humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo bllokimit pranë autoriteteve policore franceze (portugeze, spanjolle). Këto deklarata duhet të legalizohen me vulën Apostile dhe të përkthehen në gjuhën shqipe pranë përkthyesve zyrtarë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Francë (Portugali, Spanjë).

- Nëse nuk keni bërë denoncimin pranë autoriteteve policore, duhet të aplikoni për shërbimin "Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme" në lidhjen https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14922             

- Lejen e qëndrimit në Francë

Pajisja me pasaportë për shtetasit nën 16 vjeç:

- Të miturit duhet të jenë të shoqëruar nga njëri prej prindërve ose nga kujdestari i tyre ligjor (vendimi i gjykatës);
- Prova e pagesës e printuar (170 euro), derdhur në llogarinë bankare të Ambasadës (la preuve du virement bancaire) si më poshtë:
BRED Banque Populaire - Ambassade Albanie Passeport: FR76 1010 7008 6800 1140 7799 493 SWIFT/BIC BREDFRPPXXX
- Pasaportën e skaduar (nëse ka);
- Dokument tjetër mbështetës të vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka);

- Nëse ju ka humbur pasaporta, duhet të bëni denoncimin e humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo bllokimit pranë autoriteteve policore franceze (portugeze, spanjolle). Këto deklarata duhet të legalizohen me vulën Apostile dhe të përkthehen në gjuhën shqipe pranë përkthyesve zyrtarë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Francë (Portugali, Spanjë).

- Nëse nuk keni bërë denoncimin pranë autoriteteve policore, duhet të aplikoni për shërbimin "Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme" në lidhjen https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14922                                         

Ky shërbim është pa pagesë. 

 

Rregullat bazë për pajisje me kartë identiteti ID (letërnjoftim) dhe pasaportë:

- Prania fizike pranë Zyrës Konsullore në Paris është e detyrueshme për marrjen e shenjave të gishtave dhe fotos dixhitale;
- Pranë Zyrës Konsullore në Paris nuk është e mundur të aplikohet vetëm për kartë identiteti ID (letërnjoftim). Nëse dëshironi të pajiseni vetëm me kartën ID, ky shërbim ofrohet vetëm në Shqipëri;
- Nëse e keni harruar kartën e identiteti ID (letërnjoftimin) në Shqipëri, një familjar juaji duhet ta dorëzojë atë pranë Zyrës së Aplikimeve të pasaportave në qytetin ku jeton në Shqipëri (duke njoftuar më parë Ambasadën);
- Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk pajisen dhe nuk mund të aplikojnë për kartë identiteti ID (letërnjoftim);
- Fëmijët aplikojnë për herë të pare për kartë identeti ID (letërnjoftim) në moshën mbi 16 vjeç;
- Pas aplikimit pasaporta ekzistuese pritet pjesërisht dhe ju kthehet përsëri;
- Afati i prodhimit/marrjes së pasaportës, nga momenti i dhënies së shenjave të gishtave, është 3-5 javë;
- Pas prodhimit, pasaporta dhe karta e identitetit ID (letërnjoftimi) mund të tërhiqen personalisht pranë Zyrës Konsullore në Paris;
- Tërheqja e pasaportës bëhet në zyrën e aplikimit, nga aplikanti ose nga një person i autorizuar me prokurë;
- Nëse humbisni kuponin e shpërndarjes së pasaportës/kartës së identietit ID, nuk do të mund të tërhiqni dokumentin(et);
- Shtetasit që kanë ndryshuar mbiemrin, pas martesës apo divorcit, duhet më parë të kryejnë ndryshimin e mbiemrit në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe më pas të paraqiten në Zyrën Konsullore në Paris për të bërë pasaportën/kartën e identitetit ID (letërrnjoftimin).

Adresa e Zyrës Konsullore në Paris
Ambassade d'Albanie
57 avenue Marceau - 75116 Paris

 

Lejet e kalimit (Laissez-passer)

Për të aplikuar duhet të klikoni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Shqipërisë në Paris lëshon Lejekalimi konsullore për shtetasit shqiptarë të cilët banojnë ose gjenden përkohësisht në territorin francez dhe nuk janë të pajisur me pasaportë, ose kur u ka skaduar afati i saj, për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Leja e kalimit është e vlefshme vetëm për t'u kthyer në Shqipëri dhe jo për të udhëtuar në vende të tjera. Vlefshmëria e saj maksimale është 10 ditë. Për të marrë një leje-kalimi, personi i interesuar duhet të ngarkojnë në sistem, biletën e kthimit në Shqipëri, një dokument identifikimi, fotografi identiteti, vërtetimin e pagesës.

Gjithashtu, paralelisht, duhet dërguar me postë - Një zarf bosh me pullë dhe me adresën tuaj të shkruar mbi zarf

Për lëshimin e lejes së kalimit për personat në moshë të mitur, dokumentet e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara edhe me një deklaratë të nënshkruar nga të dy prindërit, (ose, në rast divorci apo raste të tjera, nga prindi që ka në ngarkim fëmijën), ku ata të shprehen dakord për lëshimin e lejes së kalimit për fëmijën e tyre.

(Tarifa: 30 euro)

 

 

Prokurat dhe deklaratat noteriale

Për të aplikuar për prokurat e posaçme duhet të klikoni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783
Për të aplikuar për deklaratë noteriale duhet të klikoni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9784

Shërbimi konsullor i Ambasadës harton vetëm prokura të thjeshta dhe, më konkretisht, ato që kanë të bëjnë me tërheqje dokumentesh të gjendjes civile, tërheqje pensioni dhe shpallje martese.
Për të gjitha prokurat e tjera, personi i interesuar duhet të drejtohet pranë një noteri francez dhe, përpara se ta dërgojë prokurën për veprim në Shqipëri, duhet ta pajisë atë me vulen Apostille në Cour d'Appel (Gjykata e Apelit) të departamentit përkatës në Francë.

Për hartimin e prokurës personi i interesuar duhet të paraqitet fizikisht pranë shërbimit konsullor të Ambasadës, si dhe të ketë me vete një dokument identifikimi të vetin dhe të dhënat (numër pasaporte ose letërnjoftimi, datëlindje dhe vendlindje) e personit që do të autorizojë me anë të prokurës.
Shërbimi konsullor i Ambasadës harton gjithashtu deklarata të ndryshme noteriale, si për udhëtim fëmijësh, përdorim automjteti, etj., sipas rastit. Për më tepër kontaktoni në adresën e-mail (shiko paragrafin: kontakte).

(Tarifa: 20 euro)

 

Dokumente për martesë në zyrat bashkiake franceze

 

Për të aplikuar për "certificat de coutume" duhet të klikoni https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775

Cilësoni në pjesën shënime që keni nevojë për Certificat de Coutume për martesë

 

Qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të martohen pranë bashkive në Francë duhet të ngarkojnë në sistem, aktet e mëposhtme:
1. Certifikatë lindje
2. Certifikatë për Lidhje Martese
3. Provën e pagesës

Gjithashtu, paralelisht, duhet dërguar me postë - Një zarf bosh me pullë dhe me adresën tuaj të shkruar mbi zarf

Të dyja këto çertifikata duhet të jenë lëshuar nga gjendja civile jo më parë se tre muaj dhe duhet të jenë të pajisura me vulën Apostille nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (shërbim ky që kryhet nëpërmjet postës shqiptare).

Në rastin kur bashkëshorti/ja e ardhshme është shtetas/e i/e huaj, atëherë, në gjendjen civile të shtetasit shqiptar në Shqipëri bëhet shpallja e martesës, duke depozituar aktin e lindjes së shtetasit/es së huaj, një vërtetim që nuk është i/e martuar dhe një vërtetim vendbanimi. Të tre këta dokumente duhet të jenë të legalizuar me vulën Apostille të vendit, shtetas/e i/e të cilit ai/ajo është.

Për të siguruar certifikatën e lindjes dhe atë për lidhje martese pranë zyrës së gjendjes civile në Shqipëri, shtetasi shqiptar mund të bëjë një prokurë, me anë të së cilës të autorizojë një person në Shqipëri për kryerjen e procedurave të mësipërme.

Në bazë të dokumenteve 1 dhe 2, shërbimi konsullor i Ambasadës lëshon një Certificat de Coutume.

(Tarifa: 30 euro).

 

Dokumente për PACS në zyrat bashkiake franceze

Për të aplikuar për "certificat de coutume" duhet të klikoni https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775

Cilësoni në pjesën shënime që keni nevojë për Certificat de Coutume për PACS

 

Qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të realizojnë një PACS duhet të ngarkojnë në platformë një certifikatë lindje, jo më të vjetër se 3 muaj si dhe provën e pagesës.

Gjithashtu, paralelisht, duhet dërguar me postë - Një zarf bosh me pullë dhe me adresën tuaj të shkruar mbi zarf

Në bazë të këtij dokumenti shërbimi konsullor i Ambasadës lëshon një Certificat de Coutume

(Tarifa: 30 euro).

 

Regjistrimi i akteve në Gjendjen Civile në Shqipëri

Me qëllim që një akt lindjeje, martese, apo vdekjeje i një shtetasi shqiptar me banim në Francë të regjistrohet në gjendjen civile shqiptare, duhet të jetë i plotë (copie intégrale), jo ekstrakt (extrait), dhe i pajisur me vulën Apostille, e cila në France gjendet në gjykatën e apelit (Cour d'Appel) të çdo departamenti. Pas kësaj, ky akt mund të përkthehet në gjuhën shqipe pranë një zyre përkthimi e noterie në Shqipëri dhe të depozitohet pranë zyrës përkatëse të gjendjes civile për regjistrim.

 

Përkthim i akteve të gjendjes civile

Për të aplikuar për përkthimin: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9774

Për nevoja të ndryshme administrative, shtetasve shqiptarë me banim në Francë u kërkohen edhe përkthime të akteve të gjendjes civile. Shërbimi konsullor i Ambasadës mund ta kryejë këtë shërbim (tarifa: 10 euro/faqe), por, duke qenë se nuk ka një zyrë përkthimi të posaçme për t'iu kushtuar me kohë të plotë përkthimeve të këtij lloji, sugjeron që ky shërbim të kryhet pranë një përkthyesi të çertifikuar nga shteti francez (traducteur assermenté). Kjo vlen edhe për të gjitha llojet e tjera të dokumenteve, si diploma, lista notash, vërtetime të ndryshme, dëshmi, etj.

Në vijim, lista e përkthyesve:

Mme Aida KARANXHA
30, allée Irène Joliot Curie
92160 Antony
Port.: 06 26 39 96 17
E-mail: aidakaranxha@hotmail.com

M. Besnik DEDA
86, rue Damrémont
75018 Paris
Tel. : 09 52 62 15 44 – Port.: 06 18 46 53 37

Mme Klarita LAGJI
69, rue d'Alleray
75015 Paris
Tél. +33787054099
e-mail: klagji@hotmail.com

Mlle. Julie (Bukuroshe) MERO
23, rue de la République
94220 Charenton-Le-Pont
Tel:+33671198606
e-mail: jolye@live.fr

M. Hektor CANE
63, boulevard Gambetta
38000 Grenoble
Tel. : 04 57 13 13 88 – Port.: 06 67 66 8191
E-mail: albtrad.hektor@hotmail.fr

Mme Denada HARIZI
12, square François Rude
92350 Le Plessis Robinson
Tel.: 01 46 30 24 48 – Port.: 06 74 14 23 09
E-mail: denada.harizi@gmail.com

Shënim:
Pas aderimit të Republikës së Shqipërisë në Konventën e Hagës, më 9 maj 2004, legalizimi i dokumenteve zyrtare bëhet konform kësaj konvente. Kështu, Shërbimi konsullor i Ambasadës nuk kryen më legalizimin e dokumenteve. Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme është i vetmi institucion kompetent për kryerjen e legalizimeve të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare, duke vendosur vulën Apostille mbi dokument. Në këtë mënyrë, dokumenti bëhet i vlefshëm për t’u përdorur pranë administratës franceze. Po kështu, dokumentet e lëshuara nga institucionet franceze duhet të legalizohen në Gjykatën e Apelit (Cour d’Appel) të departamentit përkatës, gjithmonë sipas të njëjtës procedurë, pra, duke vendosur vulën Apostille. Dokumenti francez i legalizuar në këtë mënyrë bëhet i vlefshëm për t’u përdorur pranë institucioneve shqiptare.

 

Vërtetime

Për të aplikuar për vërtetime të ndryshme klikoni https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=29-1...

Sipas kërkesës së shtetasve shqiptarë apo të administratës franceze, shërbimi konsullor i Ambasadës mund të lëshojë vërtetime të natyrave të ndryshme, si attestations de nationalité, d'identité, de concordance, de non délivrance de passeport etj., gjithmonë duke u bazuar në dokumente zyrtare të vlefshme.

Gjithashtu, paralelisht, duhet dërguar me postë - Një zarf bosh me pullë dhe me adresën tuaj të shkruar mbi zarf

(Tarifa: 30 euro.)

 

Vdekjet

Për të aplikuar klikoni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9766

Në raste vdekjesh, familjarët ose të afërmit e një shtetasi të vdekur në Francë, vënë në dijeni për ngjarjen Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Paris dhe, deri në momentin e transportimit të trupit për në atdhe, mbajnë lidhje të vazhdueshme me këtë ambasadë.

Për kryerjen e procedurave për kthimin e trupit në Shqipëri, duhet të kontaktohet në çdo rast një agjenci funerale, e cila kryen procedurat e nevojshme, përfshirë edhe nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme pranë administratës vendase, si dhe kontakton me Ambasadën e Shqipërisë në Paris për përfundimin e tyre deri në nisjen e trupit për në Shqipëri.
Kur nuk kanë të afërm ose një person tjetër kontakti në Francë, ose kanë vështirësi komunikimi me Ambasadën e Shqipërisë në Paris, familjarët vënë në dijeni zyrën e marrëdhënieve me publikun në Drejtorinë Konsullore të MEPJ-së në Shqipëri.

Dokumenti akt i vdekjes (acte de décès) duhet patjetër të legalizohet me anë të vulës Apostille në Cour d'Appel (Gjykata e Apelit), sepse kjo bën të mundur çregjistrimin e emrit të shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri.
Shënim: Shteti shqiptar merr përsipër, me mjetet e tij financiare, transportin e shtetasve të vdekur vetëm në këto raste:
- Për persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti.
- Për punonjësit e përfaqësive diplomatike.

 

Pagesat për veprimet konsullore

Të gjitha pagesat për veprimet konsullore duhet të kryhen nëpërmjet bankës në llogarinë bankare të ambasadës:

BRED Banque Populaire

Ambassade Albanie Passeport:

FR76 1010 7008 6800 1140 7799 493

SWIFT/BIC BREDFRPPXXX

 

Kontakte

Adresa postare:

Ambassade d'Albanie
Service consulaire
57 Avenue Marceau
75116 Paris France

- Métro: Ligne 1 - Géorge V (Rue Bassano)
- RER: Ligne A - Charles de Gaulle-Etoile
- Bus: 92 (Bassano)

Tel.: +33(0)1 47 23 31 00
Fax: +33(0)1 47 23 59 85
E-mail: consulate.paris@mfa.gov.al

Oraret e hyrjes së publikut: e hënë, e martë, e mërkurë, 09:30 -13:00.

Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e festave zyrtare në Shqipëri dhe të fundjavës, me përjashtim të rasteve urgjente.

Kontakt Urgjence: +33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore!

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë:
10:00 - 13:00
*Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 janar 2024, 2 janar 2024, 14 mars 2024, 22 mars 2024, 31 mars 2024, 10 prill 2024, 1 maj 2024, 5 maj 2024, 16 qershor 2024, 5 shtator 2024, 28 nentor 2024, 29 nentor 2024, 8 dhjetor 2024, 25 dhjetor 2024.