U inaugurua ekspozita “Shqipëria 1207 km në lindje” në muzeun kombëtar të Marsejës

Në kuadër të aktiviteteteve kulturore dhe të sezonit të kulturës shqiptare në Francë “Temps fort d’Albanie en Francë vjeshtë 2016 - pranverë 2017”, të koordinuar nga Ambasada në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare të kulturës dhe institucionet shqiptare dhe ato franceze, më 23 shtator 2016, u inaugurua ekspozita “ Shqipëria 1207 km në lindje – distanca që ndan Marsejën nga Tirana ( shtator 2016 – janar 2017 ) e artit bashkëkohor shqiptar, me 14 artistë pamorë nga Shqipëria, organizuar në muzeumin kombëtar MUCEUM të Marsejës dhe bashkëorganizuar nga MUCEUM, ministritë franceze dhe shqiptare të Kulturës, Ambasada e Shqipërisë në Francë.

Në inaugurim morën pjesë Ministrja shqiptare e kulturës, zj. Mirela Kumbaro, ambasadori shqiptar Dritan Tola, deputetë, senatorë dhe autoritete vendore të Marsejës.

Mediat e Marsejës i kanë dhënë jehonë të veçantë kësaj ekspozite, me tituj: Në Muceum, një udhëtim në Shqipëri; Artistë që përballen në botë; Adrian Paci nga Milano në Marsejë; etj.

  

 

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Çështje policore:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
 2 jan 2023, 3 jan 2023
14 mar 2023, 22 mar 2023,
10 pri 2023, 17 pri 2023, 21 prill 2023, 1 maj 2023, 28 qer 
2023, 5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 25 dhj 2023