Gjenevë, 3 shkurt 2025
Nga 3 deri më 11 shkurt 2025, do të zhvillohen punimet e Sesionit të 156-të të Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Punimet po ndiqen nga Misioni i RSH -në Gjenevë.
Gjatë këtij sesioni, Bordi do të diskutojë:
- Reformën e qeverisjes së OBSH-së;
- Prioritetet dhe politikat strategjike në fushën e shëndetit global;
- Situatën financiare të organizatës dhe Programin e propozuar të Buxhetit për vitet 2026-2027;
- Projekt-rezolutat dhe vendimet e propozuara nga Shtetet Anëtare;
- Agjendën për Asamblenë Botërore të Shëndetësisë (WHA) në maj 2025.