Gjenevë, 19- 27 maj 2025
Ambasadorja znj. Vasilika Hysi falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mbështetjen dhe rolin e OBSH-së si mbrojtëse e shëndetit global. Znj. Hysi shprehu kënaqësinë për përfundimin e Marrëveshjes historike të Pandemisë, duke theksuar gatishmërinë e Shqipërisë për kontribut aktiv në zbatimin e saj. Ambasadorja Hysi mbështeti buxhetin e propozuar për periudhën 2026-2027 dhe theksoi fushat me rëndësi ku OBSH-ja duhet të fokusohet: kujdesi shëndetësor parësor, përmirësimi i barazisë në qasje në shërbimet shëndetësore, gatishmëria për emergjencat dhe mbështetja për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.
Gjatë punimeve të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë Shqipëria bashkë-sponsorizoi vendimin e Bordit “Për shëndetin mendor si pikë e dedikuar e agjendës në organet drejtuese të OBSH-së” dhe Rezolutën “Zgjatja e Planit të Zbatimit Gjithëpërfshirës mbi Ushqyerjen e Nënave, Foshnjave dhe Fëmijëve të Vegjël.