Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në linjë me deklaratat publike të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, shpreh mbështetjen e plotë për Mbretërinë e Bashkuar në dënimin e sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga aktorë shtetërorë rusë, të cilat synojnë infrastrukturën kritike dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe atë të aleatëve.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Bashkuar në përballjen me këto veprime keqdashëse në hapësirën kibernetike.