Më date 6 tetor 2026, z. Dastid Koreshi, Ambasador, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, paraqiti letrat kredenciale pranë Drejtoreshës së Përgjithshme të Zyrës së OKB-së në Gjenevë, znj. Tatiana Valovaya.
Ambasadori Koreshi theksoi rolin e rëndësishëm të OKB-së dhe të standardeve të Organizatës, si dhe nënshkrimin e fundit të Kornizës së Bashkëpunimit Shqipëri–Kombet e Bashkuara 2027–2031. Ai nënvizoi se integrimi evropian mbetet objektivi kryesor i Shqipërisë, duke shtuar se multilateralizmi mbetet një komponent i rëndësishëm i axhendës së Shqipërisë.
Znj. Valovaya vlerësoi se përvoja e mëparshme e Ambasadorit Koreshi do t’i shërbejë punës në Gjenevë, e cila, përveç të drejtave të njeriut, është qendër për çështjet humanitare, refugjatët, migracionin dhe inteligjencën artificiale. Ajo ftoi Ambasadorin Koreshi dhe Shqipërinë të bëhen pjesë e nismave të rëndësishme të Gjenevës, me pjesëmarrje të gjerë dhe me vlerë për komunitetin ndërkombëtar.
Ambasadori ndau me bashkëbiseduesen përvojën e mëparshme diplomatike, përfshirë atë në Strasburg, dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e OKB-së në Gjenevë gjatë mandatit, në funksion të suksesit të misionit.


