Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Spiropali deklaron se “ky raport është treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin”.
Postimi i Ministres:
Ambasadori Silvio Gonzato më dorëzoi sot Raport Progresin e Komisionit Europian, treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin.


