Shqipëria merr rolin e koordinatorit të Grupit të Grupit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Baltike (CEBS) pranë Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë.
Shqipëria do të bashkërendojë qëndrimet e vendeve anëtare të grupit, do të lehtësojë komunikimet me Sekretariatin e WIPO-s dhe do të përfaqësojë interesat e përbashkëta të grupit në kuadër të agjendës së organizatës mbi çështjet e pronësisë intelektuale për periudhën janar- korrik 2026.
Marrja për herë të parë e këtij roli nga Shqipëria është me rëndësi për institucionet shqiptare, dëshmon forcimin e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe është tregues i kontributit aktiv në proceset vendimmarrëse në fushën e pronësisë intelektuale.
Newsroom
Shqipëria merr rolin e koordinatorit të Grupit Rajonal të vendeve të Evropës Qendrore dhe Baltike (CEBS) pranë Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale në Gjenevë.


