Në ndërhyrjen e saj gjatë Asamblesë së 79-të Botërore të Shëndetit, Ambasadorja Hysi nënvizoi momentin e mbajtjes së asamblesë ne një kohë kur sistemet shëndetësore po përballen me sfida më komplekse si: ndryshimi demografik, sëmundjet kronike, rreziqet klimatike, transformimi digjital emergjencat shëndetësore.
Shqipëria mbështet rolin e OBSH-së si shtyllë jetike e arkitekturës globale shëndetësore.
Shqipëria po përparon në zbatimin e një sërë reformash si: forcimi i kujdesit parësor, transformimi dixhital, modernizimi i infrastrukturës spitalore, investimi në burimet njerëzore. Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për sistemet shëndetësore më të forta dhe të qëndrueshme.


