20 vajza e djem nga diaspora jonë në Zvicër u bënë pjesë e një rrugëtimi fantastik të njohjes me Atdheun.
Përgjatë muajit Korrik, të rinjtë patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimit të gjuhës shqipe, vizitave kulturore e historike, si dhe aktiviteteve të shumta kreative që lidhen me identitetin tonë kombëtar.
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.