Në datë 12 janar 2026 nën koordinimin e Shqipërisë, u zhvillua takimi i parë i Grupit Rajonal të vendeve të Evropës Lindore dhe Balltikut (CEBS) ku diskutua për agjendën e Organizatës Botërore të Pronësisë Inteletuale (WIPO) për vitin 2026 dhe procesin e përgatitjeve për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të WIPO-s.
Znj. Xhesika Lulaj, punonjëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale në bashkëpunim me Misionin e RSH-së në Gjenevë do të koordinojë Grupin CEBS për periudhën janar- korrik 2026.


