Në datat 13-15 tetor 2025, një delegacion shqiptar me përfaqësues nga Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Misioni i Gjenevës, mori pjesë në Sesionin e 100-të të Komitetit mbi Marrëveshjen mbi Prokurimet Publike të Organizatës Botërore të Tregtisë në kuadrin e përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në këtë marrëveshje.
U realizuan 6 takime dypalëshe me delegacione të ndryshme dhe u mbajt një deklaratë ku konfirmohet angazhimi dhe vullneti për t’u anëtarësuar sa më shpejt. Pothuaj të gjithë delegacionet shprehën vlerësim për ofertën tonë të tregut dhe mbështetje për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në marrëveshje. Negociatat vijojnë.