Gjenevë, 6 shkurt 2025
OBSH – Bordi Ekzekutiv
3-11 shkurt 2025
Shqipëria bashkë-sponsorizoi Vendimin “Shëndeti Mendor si Pikë e Dedikuar e Agjendës në Organet Drejtuese të OBSH-së”, mbështetur nga 21 vende.
Shqipëria theksoi se:
🔹 Shëndeti mendor është një shtyllë kyçe e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë;
🔹 Plani i veprimit 2023-2026 për Shëndetin Mendor synon të ofrojë shërbime të integruara dhe sociale për sfidat kryesore në këtë fushë;
🔹 Shqipëria mbështet Planin e Veprimit të OBSH-së 2013-2030, duke promovuar mirëqenien për të gjithë;
🔹 Ky vendim do të ndihmojë shtetet anëtare në zbatimin e planit gjithëpërfshirës të veprimit për shëndetin mendor.