Në datë 13 mars 2026 në kuadër të sesionit të 61-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në bashkëpunim me Misionin e Portugalisë, Bashkimit Evropian, UNICEF, UNDP dhe ILO organizoi veprimtarinë paralele mbi garancinë për rininë si një model për forcimin e kapitalit njerëzor dhe mbështetjen për të rinjtë, veçanërisht të grupeve të veçanta, në kalimin e tyre nga shkolla në tregun e punës.
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj.Olta Manjani ndau përvojën e Shqipërisë si model suksesi në adresimin e problemeve të tranzicionit në Shqipëri.
Shqipëria si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut është e angazhuar të promovojë dhe të mbrojë të drejtat e fëmijve dhe të rinjve, punën e denjë, parandalimin e diskriminimit dhe mbështetjen për çdo fëmijë dhe të ri, që asnjë të mos mbetet pas.


