Anëtarësimi i Shqipërisë në Unionin Ndërkombëtar të Ruajtes së Natyrës
Gjatë takimit me znj. Grethel Aguilar, Drejtore e Përgjithshme e IUCN, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi depozitoi instrumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në Unionin Ndërkombëtar të Ruajtes së Natyrës (IUCN).
Ambasadorja Hysi dhe znj. Aguilar patën një diskutim të frytshëm mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Shqipërisë dhe IUCN-së.