Shqipëria në Sesionin e 52-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut

Sesioni i 52-të i Këshillit për të Drejtat e Njeriut – KDNJ52 – do të zhvillojë punimet nga 27 shkurti deri më 4 prill 2023, më i gjati në historinë e KDNJ. Shqipëria merr pjesë në KDNJ52 si shtet vëzhgues.
 
Në Segmentin e Nivelit të Lartë, Shqipëria do të përfaqësohet nga znj. Megi FINO, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
 
Gjatë Sesionit, Shqipëria, së bashku me vende të tjera, do të prezantojë dy nisma:

  1. Grupi Bërthamë për Sudanin e Jugut, i përbërë nga Shqipëria, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, do të paraqesë një rezolutë që synon zgjatjen me një vit të mandatit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Sudanin e Jugut.

     

  2. Grupi Bërthamë i përbërë nga Shqipëria, Brazili, Kolumbia, Greqia, Guatemala, Meksika, Portugalia, Paraguaji, Uruguai dhe Zvicra do të paraqesë një rezolutë të titulluar “Respektimi i të drejtave të njeriut në politikën e drogës”.

 
Shqipëria do të mbështesë në mënyrë aktive, ndër të tjera, rezolutën për situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë pas agresionit rus, paraqitur nga Ukraina.
 
Shqipëria do të marrë pjesë në shumë prej debateve, duke përfshirë (për t'u përditësuar):

  • Segmenti i Nivelit të Lartë: Deklaratë nga znj. Megi FINO, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
     
  • Pika 2: Dialog interaktiv me Raportuesin Special për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan
     
  • Pika 3: Dialog interaktiv me Raportuesin Special për situatën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut
     
  • Pika 3: Dialog interaktiv me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për dhunën ndaj fëmijëve
     
  • Pika 4: Dialog interaktiv me Raportuesin Special për Republikën Islamike të Iranit
     
  • Pika 4: Dialog interaktiv me Raportuesin Special për Republikën Popullore Demokratike të Koresë
     
  • Pika 4: Dialog interaktiv me Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar Hetimor për Ukrainën
     
  • Pika 4: Dialog interaktiv me Komisionin Hetimor për Republikën Arabe Siriane
     
  • Pika 4: Dialogu interaktiv mbi raportin e OHCHR mbi situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe pas saj
     
  • Pika 8: Debat i përgjithshëm mbi vazhdimin dhe zbatimin e Deklaratës së Vjenës dhe Programit të Veprimit
     
  • Pika 10: Dialog interaktiv mbi raportin gojor të Komisionerit të Lartë për Ukrainën

 
Delegacioni ynë do të mbështesë gjithashtu si bashkësponsorizues një sërë takimesh joformale, duke përfshirë një takim të nivelit të lartë mbi ndikimin e agresionit rus kundër Ukrainës në situatën e të drejtave të njeriut dhe humanitare, si dhe një takim të nivelit të lartë mbi rolin e  të drejtave të njeriut në politikat e drogave.

Adresa

Misioni i Shqipërisë
Rue du Môle 32, 1201 Gjenevë

Tel / Fax

Tel: +4122 7311143
Fax; +4122 7388156
Nr. e emergjences: +41 79 151 85 04 / +4122 7311143

E-MAIL

mission.geneve@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00