Komiteti Përgatitor për Konferencën e Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) të vitit 2026.
22 korrik - 2 gusht 2024
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi po merr pjesë në punimet e sesionit të dytë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) të vitit 2026.
Komiteti Përgatitor do të vijojë punimet nga data 22 korrik deri më 2 gusht 2024.
Komiteti do të trajtojë shumë çështje të rëndësishme në lidhje me:
- zbatimin e NPT-së, në parandalimin e përhapjes, transferimit, zotërimit dhe kontrollit të armëve bërthamore;
- transparencën mbi informacionin për arsenalin bërthamor;
- promovimin e bashkëpunimit në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore;
- universalizimin e tij;
Në përfundim, Komiteti do të japë rekomandime për Konferencën e Rishikimit.