Me rastin e Javës Evropiane ‘Kennen Sie Albanien?’ Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi dhe Ministrja për Administratën dhe Anti-Korrupsionin e Shqipërisë, znj. Adea Pirdeni u pritën në Bashkinë e Regensburgut nga Kryetari i Bashkisë znj. Gertrud Maltz- Schwarzfischer.
Kryebashkiakja Schwarzfischer theksoi përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe vuri në dukje faktin se Shqipëria ndan të njëjtat vlera me Evropën.
Ministrja Pirdeni dhe Ambasadorja Sakiqi lanë mesazhet e tyre në librin e të ftuarve të qytetit të Regensburgut.