Mbrëmje frymëzuese letrare dhe kulturore në Berlin.
Ambasada e Shqipërisë në Berlin organizoi një aktivitet të veçantë me rastin e prezantimit të librit të Dhimitër Xhuvanit ‘Jeta në arkivol’, përkthyer mjeshtërisht në gjuhën gjermane nga Florian Kienzle me titullin ‘Stalins Fluch’.
Kënaqësi e madhe që po shtohen vazhdimisht përkthimet e veprave shqipe në gjuhën gjermane.
Një atmosferë e këndshme, lexime nga libri, recitime poezish, diskutime rreth letërsisë dhe kulturës , si dhe interpretime mbresëlënëse të këngëve dhe valleve instrumentale shqiptare nga të talentuarit Hava Bekteshi dhe Ilir Mulaj.
Letërsia dhe kultura na sjellin më pranë njëri-tjetrit dhe krijojnë ura të mëtejshme lidhjeje mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Një falenderim i veçantë për stafin e Nehemiah Gateway dhe Drejtueses së Zyrës së Berlinit, znj. Joana Mimini, të cilët mbështetën realizimin e këtij aktiviteti.