Delegacioni shqiptar, i përfaqësuar nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Berlin, në datat 11-12 qershor.
Shqipëria theksoi mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Ukrainën, për paqen, rindërtimin, stabilitetin dhe integrimin në BE.