Në një takim tejet angazhues në Berlin të Ministres, znj. Pirdeni, e shoqëruar nga Ambasadorja e RSH në Gjermani, znj. Sakiqi, me përfaqësues të Fondacionit Bertelsmann, u diskutuan nga afër rezultatet e Shqipërisë në Indeksin e Transformimit Bertelsmann (BTI) për vitin 2024:
– Indeksi konfirmon se Shqipëria është një vend me qeverisje të mirë, duke u renditur e 13-ta në botë nga 137 vendet në zhvillim dhe transformim të analizuara për indeksin e qeverisjes.
_ Shqipëria është vetëm një nga tetë vende të BTI-së që kanë bërë progres substancial politik në dekadën e fundit.
– Veçanërisht i rëndësishëm është përmirësimi i shpejtë në cilësinë e qeverisjes, që është rritur me 1.69 pikë në BTI gjatë dhjetë viteve të fundit, duke e renditur Shqipërinë ndër tre vendet me përmirësimin më të madh të qeverisjes në botë nga vendet e analizuara.
– Vendi ka bërë përparime në të gjitha fushat e qeverisjes, sipas raportit por, me një rritje prej 2.0 pikësh, veçanërisht në fushën e efikasitetit të burimeve, përfshirë politikat kundër korrupsionit.