Më 28 janar 2025, shtëpia e njohur botuese ‘S. Fischer Verlage’, libraria e njohur ‘Georg-Büchner-Buchhandlung’ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin organizuan një aktivititet promovues me rastin e botimit në gjuhën gjermane të librit ‘Kur sunduesit grinden’ -‘Der Anruf’ i të mirënjohurit botërisht dhe të paharruarit Ismail Kadare.
Ky aktivitet përkoi me 89-vjetorin e lindjes së të ndjerit Kadare.
Ky libër u përkthye mjeshtërisht nga përkthyesi i veprave të Ismail Kadaresë në gjuhën gjermane Joachim Röhm.
Aktiviteti u zhvillua në ambjentet mikpritëse të librarisë ‘Georg-Büchner-Buchhandlung’ në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore me diskutime, tregime, kumtesa të ndryshme lidhur me veprimtarinë e Kadaresë dhe lexime nga libri ‘Der Anruf’.
Në përfundim të ftuarit gjermanë dhe dashamirësit e letërsisë shqipe patën mundësi të marrin një kopje të librit me nënshkrimin/dedikimin e përkthyesit Röhm, si dhe të shijojnë gatime të kuzhinës shqiptare.