Më 16 maj 2025 Shqipëria qëndroi në zemër të diplomacisë evropiane, teksa 47 udhëheqës të vendeve evropiane — së bashku me drejtuesit e organizatave kryesore rajonale dhe ndërkombëtare — u mblodhën në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i organizuar nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.
Një votë e vërtetë besimi për rolin në rritje të Shqipërisë në skenën evropiane dhe një dëshmi e përkushtimit tonë për një Evropë më të sigurt, më të fortë dhe më të bashkuar.
Ne jo vetëm që po afrohemi me BE-në, por tashmë po kontribuojmë në formësimin e së ardhmes së Evropës.
Krenarë për hapat që kemi ndërmarrë, si dhe më të vendosur për rrugën që kemi përpara.


