Tiranë, 15 Korrik 2025 – Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në MEPJ mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, z. Tilman Kuban dhe z. David Preisendanz – pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).
Përgjatë takimit, Ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
Ndër të tjera, Ministri Hasani shprehet se:
“Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane. Presim me padurim të çojmë k ëtë bashkëpunim edhe më përpara.”