Korporata Shqiptare e Investiveme (AIC) njofton të gjitha palët e interesuara se ka hapur zyrtarisht fazën e parë të procedures ndërkombëtare konkurruese për projektin e investimit:
“Rivitalizimi i Stadiumit ‘Flamurtari’ dhe rikualifikimi i zonës përreth në qytetin e Vlorës”.
Ky projekt përfaqëson një ndërhyrje strategjike që synon transformimin e infrastrukturës ekzistuese sportive në një strukturë moderne, shumëfunksionale dhe të integruar në urban. Ai synon të stimulojë rigjenerimin urban dhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Vlorës dhe zonës përreth saj.
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në dy faza (kualifikim dhe përzgjedhje), në përputhje me ‘Rregulloren për Procedurat Konkurruese’, e publikuar në faqen zyrtare të AIC.
Njoftimi i Procedurës Konkurruese, së bashku me dokumentet e plota të kualifikimit në gjuhën shqipe dhe angleze, janë të disponueshme në faqen zyrtare të Korporatës:
https://www.aicorporation.al/en/projects/reviving-of-the-flamurtari-stadium
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 30 shtator 2025, ora 15:00 (me orën lokale).
Aplikimet mund të dorëzohen:
me email në: competition@aicorporation.al
me postë ose personalisht në adresën: Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower, Kati 7/1, Tiranë, Shqipëri
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni me email: info@aicorporation.al ose mund të vizitohet faqja zyrtare: www.aicorporation.al