Ditët e Shqipërisë në Berlin u hapën me pritjen zyrtare me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 26 nëntor 2025 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë organizoi një pritje zyrtare për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Pritja u organizua në Foyer të Deusche Oper (salla prestigjoze e Operas Shtetërore Gjermane), ku morën pjesë zyrtarë e përfaqësues të institucioneve qëndrore e vendore të Gjermanisë, trupi diplomatik i akredituar në Berlin, si dhe miq e dashamirës të Shqipërisë e Ambasadës.
Aktiviteti u përshëndet nga:
– Ambasadorja e RSH në Gjermani, znj. Adia Sakiqi;
– I ftuari i nderit, Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Gunther Krichbaum;
– Zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSH, znj. Megi Fino.
– Me moderim nga aktorja e njohur shqiptare në Berlin, znj. Ema Ndoja.
Himnet Kombëtare të Shqipërisë dhe Gjermanisë u interpretuan mjeshtërisht në piano nga pianistja e mirënjohur dhe e talentuar shqiptare në Berlin, znj. Elda Laro.
Gjatë aktivitetit, nën tingujt e muzikës së Berlinit, të performuar nga DJ shqiptar Kevin Pojani, u realizua një prezantim, nga vajzat dhe djemtë e Ansamblit Shqiponja Berlin, të veshjeve tradicionale shqiptare, me 36 teknika qëndisje dhe qepje me dorë.
Për publikun u ekspozua edhe këndi i kostumografisë tradicionale shqiptare, mundësuar nga znj. Edlira Sulaj dhe Tradita.al.
Kjo ekspoze e veçantë solli bukurinë, mjeshtërinë dhe elegancën e traditës shqiptare përmes kostumeve dhe punimeve të dorës nga gjithë krahinat shqiptare.
Falenderojmë artistët tanë të mrekullueshëm që sollën në Berlin një pjesë të kulturës, traditës dhe artit shqiptar.
Photo credits: Mimoza Veliu
Gëzuar festat e nëntorit 




