Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me programin SIPPO , dhe me 5 kompani shqiptare do të jetë pjesëmarrjese për herë te 5, me stendë të Shqipërisë në një nga panairet më të mëdhenj të produkteve organike ushqimore dhe kozmetike si dhe përbërësve natyrale, BIOFACH 2026, i cili do të zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, në datat 10-13 Shkurt 2026.
Synimi i pjesëmarrjes në këtë panair është rritja dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare si bimët mjekësore dhe aromatike dhe vaji i ullirit nëpërmjet ndërkombëtarizimit dhe promovimit të kompanive që eksportojnë, mundësimin e takimeve me kompanitë e interesuara për partneritet (B2B) dhe mbështetjen e kompanive shqiptare me logjistikë për takimet e planifikuara, rritjen e nivelit të eksporteve, si dhe gjetjen e tregjeve të reja.
Pas sukseseve të viteve të kaluara, ne vazhdojmë të prezantojmë potencialin tonë të jashtëzakonshëm përballë mbi 35,000 vizitorëve nga më shumë se 140 vende dhe mbi 2,200 ekspozuesve nga e gjithë bota.
Pjesëmarrja shqiptare këtë vit, në këtë event prestigjioz organizohet nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) dhe programin SIPPO Albania, duke ofruar një platformë të rëndësishme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Datat: 10-13 Shkurt 2026
Vendi: Hall 4, Stand 529 | Nuremberg Messe, Gjermani
Vizitoni pavijonin shqiptar dhe zbuloni produktet tona organike, që pasqyrojnë pasurinë natyrore dhe traditën e përkushtimit!



