Si çdo vit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë mori pjesë në European Film Market – Berlinale 2026, i zhvilluar në datat 12–18 shkurt, në Berlin, Gjermani.
Në pavijonin e përbashkët me Qendrën Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë zhvilloi takime me producentë, regjisorë, institucione, festivale ndërkombëtare filmi dhe partnerë të tjerë të interesuar për bashkëpunime me Shqipërinë.
Prania e përvitshme e producentëve dhe regjisorëve shqiptarë, të cilët po zhvillojnë projektet e tyre me bashkëprodhues ndërkombëtarë, prezanton në mënyrë serioze dhe dinjitoze kinematografinë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
E pranishme në aktivitetet dhe organizimet e ndryshme të Berlinale 2026 ishte dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, znj. Adia Sakiqi. Ambasadorja Sakiqi vizitoi në veçanti pavijonin e Shqipërisë dhe u takua me përfaqësuesit e QKK-së, kineastë dhe regjisorë nga Shqipëria dhe Kosova që merrnin pjesë në Berlinale. Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e ardhshme të organizuara nga Ambasada e Shqipërisë në Berlin në fushën e filmit, si dhe mbi mundësitë për mbështetjen e mëtejshme të kinemasë shqiptare në evente të ngjashme ndërkombëtare




