Me kënaqësi ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, do të mbahet nga data 7 deri më 13 maj 2026, në kinemanë prestigjoze Babylon në Berlin.
Hapja e Festivalit: 7 maj | Ora 19:30
Vendi: Kinema Babylon (Rosa-Luxemburg-Straße 30, 10178 Berlin)
Shfaqja e filmit: “Vdekja e Kalit”
I ftuar special: Timo Flloko, me të cilin publiku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë pas shfaqjes së filmit.
Seanca Q/A do të moderohet nga regjisorja Odeta Çunaj.
Bileta për natën e hapjes:
https://babylonberlin.eu/programm/festivals/fly-like-an-eagle/10009-fly-like-an-eagle-vdekja-e-kalit?fbclid=IwY2xjawRmi0pleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFURDJmdjFYdk5rZFFDQVRLc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHg8QTIoXqdTVXfKqrR5HM_WYbCh1j_TXzu0yjxg7xv3iXZ2hk7y1zAYDTu6Y_aem_W6JRC8MmuYzWvS0aDbiPoQ
Programi i plotë i festivalit si më poshtë:
https://babylonberlin.eu/programm/festivals/fly-like-an-eagle?fbclid=IwY2xjawRmi1lleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFURDJmdjFYdk5rZFFDQVRLc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHmnTupNcCACqm2c1Wopi7p0j_rMRqBN8P4hm5TgjZgjBK4EZU0Vm6jVJ0OLj_aem_efjnnRPXdpWOHxwmsHMUWw
Kurator i programit: Elson Zguri
Ky festival mundësohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kinemasë Babylon.
Ju mirëpresim të ndani me ne këtë përvojë të veçantë kinematografike.

Screenshot

Screenshot




