Më 7 maj 2026, në atmosferën unike të Babylon Berlin, u hap Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” — një mbrëmje që solli në Berlin historinë e kinematografisë shqiptare ndër vite .
Festivali u çel me filmin ikonë “Vdekja e Kalit”, ndërsa publiku pati rastin të takojë aktorin e mirënjohur shqiptar z. Timo Flloko dhe të bashkëbisedojë me të, me moderimin e regjisores znj. Odeta Çunaj.
Përgjatë datave 7–13 maj, festivali sjell 20 filma shqiptarë — nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.
Mbrëmja e hapjes u përshëndet nga Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, z. Eljan Tanini, si dhe kuratori i programit, z. Elson Zguri, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij festivali si një urë kulturore mes Shqipërisë dhe publikut gjerman e ndërkombëtar.
Në kuadër të festivalit u prezantua edhe ekspozita e artistit shqiptar Klevis Ibrahimi, me 12 piktura të frymëzuara nga ikonat e filmit shqiptar.
Falënderime të veçanta për Babylon Berlin dhe z. Timothy Grossman, për mikpritjen dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti të veçantë kulturor.
Festivali organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Babylon Berlin dhe kuratorit të programit Elson Zguri.
Programi i plotë:
Ju presim gjatë ditëve në vijim!
Photo credits: Oltion Bardhi




