Në këtë konferencë Shqipëria u përfaqësua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj.
Në fokus të diskutimeve ishin rëndësia e politikave moderne të punësimit, fuqizimi i tregut të punës dhe bashkëpunimi rajonal për ndërtimin e ekonomive më gjithëpërfshirëse dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.
U theksua nevoja për përmirësimin e politikave aktive të tregut të punës, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, forcimi i dialogut social, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira mes vendeve të rajonit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj konference u miratua Plani i parë i përbashkët i Veprimit për Punësimin dhe Politikën Sociale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.




