Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju ftesën për nismën “Albanian Startups Diaspora Roadshow”, e organizuar nga Agjencia Startup Albania në bashkëpunim me projektin EU4Innovation, me synim forcimin e lidhjeve mes startup-eve shqiptare dhe profesionistëve, investitorëve dhe sipërmarrësve të diasporës shqiptare në Zvicër dhe Gjermani.
Përgjatë datave 18–22 maj 2026, startup-et Qelq, Qherence, Green Lab dhe MEDwallet do të prezantojnë produktet, progresin dhe vizionin e tyre.
Qëllimi i kësaj iniciative është:
– Lidhja e startup-eve shqiptare me kapitalin, përvojën dhe rrjetin e diasporës;
– Krijimi i partneriteteve konkrete dhe hapja e dyer e drejt tregjeve ndërkombëtare;
– Ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm investitorësh dhe profesionistësh që besojnë tek potenciali inovativ i Shqipërisë.
Një mundësi unike për të njohur nga afër startup-e shqiptare me potencial të lartë dhe për t’u bërë pjesë e ekosistemit të inovacionit shqiptar që po rritet çdo ditë.
Shihemi më:
Zurich — 18 Maj 2026 | 17:30 – 19:30
Movenpick Hotel Zurich Airport
Düsseldorf — 20 Maj 2026 | 17:00 – 19:00
NH Düsseldorf City
Berlin — 22 Maj 2026 | 12:00 – 14:00
Eurostar Berlin Hotel
Bashkohu për t’u njohur me startup-e shqiptare gati për investim dhe zbulo mundësi reale bashkëpunimi!
Ju mirëpresim!

Screenshot


Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot




