Ambasadorja e RSH në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, mirëpriti sot në një takim pune në Ambasadë z. Armando Boçe, Drejtor i Drejtorisë së Arkivave Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, si dhe z. Edmond Shehi, Përgjegjës i Sektorit të AQSH-së.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e arkivave dhe dokumetave historike.
Në fokus në bisedës ishte edhe koleksioni i letrave historike personale të Princit të Shqipërisë Wilhelm zu Wied drejtuar motrave të tij gjatë viteve 1914-1922, ku pasqyron reflektimet e tij për sundimin në Shqipëri, aktualisht në pronësi të një koleksionisti gjerman.



