Më 16-17 qershor 2026, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, zhvilloi një vizitë në Berlin, ku ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik.
Gjatë vizitës Kryeministri zhvilloi gjithashtu një takim me Ministren Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, znj. Katherina Reiche.



