Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani znj. Adia Sakiqi e shoqëruar nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Schleswig-Holstein, z. Kolë Gjoka, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Landin e Schleswig-Holstein, ku u prit ngrohtësisht nga Presidentja e Parlamentit të Landit, znj. Kristina Herbst.
Gjatë vizitës, Ambasadorja nënshkroi Librin e Nderit të Miqve dhe zhvilloi bisedime të frytshme, të përqendruara tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswig-Holstein.
Takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë.



