Kënaqësi e madhe që Shqipëria ishte e përfaqësuar në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Formësimi i së Ardhmes së Energjisë”, e zhvilluar më 9 shtator 2026 në Dresden.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Erlind Sulo, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme: Roli i Politikës dhe Shkencës”, së bashku me z. Michael Kretschmer, Kryeministër i Landit të Saksonisë, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve kërkimore nga Republika Çeke dhe Polonia.
Në kuadër të konferencës, Zëvendësministri z. Sulo dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, zhvilluan gjithashtu një takim me Kryeministrin e Saksonisë, z. Kretschmer. Gjatë takimit u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm, si dhe nevoja për forcimin të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e energjisë, shkencës dhe inovacionit.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar pasqyron angazhimin tonë për të qenë një partner aktiv në dialogun evropian mbi të ardhmen e energjisë dhe për të kontribuar në hartimin e politikave të përbashkëta në këtë sektor strategjik.
Bashkëpunimi Shqipëri–Gjermani vijon të thellohet, ndërsa zhvillimi i partneriteteve të reja në shkencë, teknologji dhe inovacion përbën një dimension të rëndësishëm të rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.




