Më 30 shtator 2026, në Qendrën Përkujtimore të Rezistencës Gjermane në Berlin, u mbajt një aktivitet për publikun gjerman, me rastin e prezantimit të librit të historianes gjermane Franziska Zaugg, me titull: “Shqipëri, ne mbijetuam falë humanizmit tuaj. Ndihma për hebrenjtë e persekutuar në Shqipëri, 1939–1944”.
Libri i kushtohet një kapitulli të rëndësishëm të historisë shqiptare, periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria edhe pse e pushtuar, u kthye në një strehë për shumë refugjatë hebrenj nga e gjithë Evropa, të cilët në tokat shqiptare gjetën mbrojtje, siguri dhe miq të rinj.
Shqipëria është një nga të paktat vende ku, pas luftës, numri i hebrenjve ishte më i madh se para luftës.
Libri sjell histori mbresëlënëse njerëzore të refugjatëve hebrenj dhe të shpëtimit të tyre nga shqiptarë myslimanë, katolikë dhe të krishterë ortodoksë. Në zemër të këtyre historive qëndrojnë mikpritja, besa dhe humanizmi i traditës shqiptare.
Falënderojmë Memorialin e Heronjve të Heshtur dhe në veçanti Drejtoreshën, Dr. Karoline Georg, për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm.
Falënderime të veçanta autores së librit, znj. Franziska Zaugg, për dokumentimin dhe përcjelljen e historive të humanizmit shqiptar ndaj hebrenjve të persekutuar.


Screenshot



