Raste vdekjesh
Për të marrë këtë shërbim konsullor ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të ambasadës.
Në raste vdekjesh Ambasada ndihmon në përgatitjen e procedurave përtransportimin e trupit të të ndjerit për në atdhe, por nuk merr përsipërtransportin dhe shpenzimet.
Për transportin e trupit të të ndjerit për në atdhe, firma e transportit duhettë jetë e pajisur patjetër me një “vërtetim për kalimin e kufomës”, i cilipërgatitet në Ambasadë.
Për përgatitjen e vërtetimit të mësipërm firma e transportit ose të afërme të ndjerit duhet të paraqesin në Ambasadë dokumentet e mëposhtme:
- Pasaportën personale e të ndjerit. Në mungesë të pasaportës, paraqiten dokumente të tjera identifikuese, si kartë identiteti, certifikatë lindje me fotografi, patentë drejtimi automjeti;
- Dokument lëshuar nga autoritetet gjermane që vërteton se trupi i të ndjerit është i lirë për t’u transportuar (Leichenpass);
- Vërtetim vdekje (Todesbescheinigung);
- Mund të sillet edhe origjinali i certifikatës së vdekjes(Sterbeurkunde) për efekt legalizimi për tu përdorur për regjistrimin e vdekjes në Shqipëri (shih: legalizimi i dokumenteve);
- Kërkesë me shkrim për marrjen e vërtetimit të kalimit të kufirit.
Ambasada përgatit vërtetimin për kalimin e trupit brenda ditës së mbërritjes këtu të dokumentacionit të mësipërm.