Ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e “Housing Albanian Culture”, një projekt kërkimor arkitekturor dhe ekspozitë, kuruar nga arkitektja, studiuesja dhe kuratorja shqiptare Tea Mersuli 
Ekspozita sjell në vëmendje historinë dhe vlerat arkitekturore e shoqërore të Shtëpive të Kulturës në Shqipëri, duke prezantuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë moderniste dhe kujtesës kolektive.
Përmes dokumentimit të mbi 100 ndërtesave kulturore, me fokus të veçantë në 50 Shtëpi Kulture, projekti krijon një mundësi për të njohur dhe vlerësuar më nga afër këtë trashëgimi në një kontekst më të gjerë evropian.
Vendi: BHROX bauhaus reuse, Ernst-Reuter-Platz, Berlin
Hapja: 17 nëntor 2026, ora 19:00
Kohëzgjatja: 17 nëntor – 11 dhjetor 2026
Hyrja është e lirë
Kuratore: Tea Mersuli
Ekspozita prezantohet në kuadër të programit ETOM NEB Lab 2026, në kuadrin e European Triennial of Modernism (ETOM) dhe New European Bauhaus (NEB).
Pas prezantimit të saj të parë në tetor 2025, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ekspozita vijon rrugëtimin e saj drejt Berlinit, duke e zgjeruar diskutimin mbi trashëgiminë arkitekturore moderniste shqiptare në një kontekst më të gjerë evropian.
Ekspozita realizohet në bashkëpunim me BHROX bauhaus reuse dhe ETOM NEB Lab, me mbështetjen e:
– Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë;
– Culturalb;
– Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Gjermani;
– Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Universiteti Teknik i Sllovakisë (STU), Bratislavë;
– Autoritetit të Trashëgimisë së Berlinit (LDA).
Për më shumë informacion: https://www.bauhaus-reuse.de/…/housing-albanian-culture/
Ju mirëpresim për të ndarë së bashku këtë përvojë kulturore dhe për të njohur një pjesë të çmuar të trashëgimisë shqiptare në Berlin.




