FTESË PËR SHFAQJE TEATRALE PËR FËMIJË “PSE U ZEMËRUAN SHKRONJAT?“
Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqiptar, ju ftojmë të bëheni pjesë e një shfaqjeje të veçantë teatrale për fëmijë, ku gjuha shqipe, kultura, arti dhe dashuria për atdheun do të marrin jetë në skenë.
Një udhëtim plot imagjinatë, humor dhe magji në botën e shkronjave shqipe.
Fëmijët tanë do të ngjiten në skenë për të sjellë një histori të veçantë, ku shkronjat marrin jetë, flasin, luajnë dhe na kujtojnë bukurinë, pasurinë dhe rëndësinë e gjuhës sonë.
Kjo veprimtari organizohet nga Besarta Kids Academy, me mbështetjen e:
–Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Berlin
–Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin
–Agjencisë Kombëtare të Diasporës
Data: 21 nëntor 2026
Ora: 15:30
Adresa: Karl-Marx-Straße 18, 14532 Kleinmachnow
Ju mirëpresim të festojmë së bashku gjuhën tonë të bukur shqipe. Sepse gjuha shqipe jeton përmes brezave dhe shkronjat tona janë rrënjët që na mbajnë të bashkuar.




