Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) ka hapur zyrtarisht fazën e parë të procesit konkurrues për projektin investues: “Rivitalizimi i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ndërtimi i një qendre sportive/komunitare dhe rizhvillimi i zonës përreth” (Faza 1).
Ky projekt strategjik synon modernizimin e infrastrukturës sportive, rigjenerimin urban dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, duke krijuar një hapësirë moderne në funksion të komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e mëposhtme të internetit:
Të gjithë të interesuarit ftohen të paraqesin aplikimet e tyre brenda datës 25 qershor 2026, ora 15:00.
Aplikimet mund të dorëzohen me email në adresën: competition@aicorporation.al, me postë ose personalisht në adresën: Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower, Kati 7/1, Tiranë, Shqipëri.



