Martesat
Për të marrë këtë shërbim konsullor pranë Ambasadës shqiptare në Berlin ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të Ambasadës.
Martesat dhe regjistrimi i akteve martesore
Martesat, kur të paktën njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është me shtetësi shqiptare e me qëndrim të rregullt në Gjermani, mund të lidhen në zyrën e gjendjes civile në Gjermani, në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri, ku bashkëshorti shqiptar figuron i regjistruar, ose në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin.
Martesat në zyrat e gjendjes civile në Gjermani apo kryhen vetëm kur bashkëshortët kanë qëndrim të rregullt në Gjermani.
Për martesat që do të lidhen në Shqipëri, rekomandojmë që më parë të merret kontakt me zyrën e gjendjes civile për të sqaruar më hollësisht formalitetet.
Lidhja e martesës në Ambasadë
Dokumentacioni i nevojshëm kur bashkëshortët e ardhshëm janë me shtetësi shqiptare:
- Çertifikatë për lidhje martese (marrë në gjendjen civile përkatëse në Shqipëri dhe e legalizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë);
- Kopje e kartës së identitetit;
- Pasaportë biometrike dhe dokumente të rregullta qëndrimi në Gjermani (p.sh. leje qëndrimi).
Dokumentacioni i nevojshëm kur njëri nga bashkëshortët është i huaj:
- Leje martese e vërtetuar (beglaubigt) sipas rastit në zyrën përkatësenë Landesverwaltungsamt, Bezirksamt, Regierungspräsidium osePolizeidirektion. Në rast se shtetasi nuk është gjerman, leja e martesës duhet të vërtetohet nga ambasada përkatëse e vendit të huaj;
- Çertifikatë lindje e vërtetuar (beglaubigt) ose pajisur me vulën Apostille;
- Pasaportë gjermane ose me lejen përkatëse të qëndrimit të rregullt nëGjermani.
Dokumentet për lidhje martese kanë afat vlefshmërie deri në 3 muaj.
Paraqitja personale dhe dëshmitarët
Për lidhjen e martesës është e nevojshme prania personale e dy bashkëshortëve. Ata duhet të shoqërohen secili me nga një dëshmitar, të cilët duhet të kenë me vete dokumente identifikimi dhe të jenë me qëndrim të rregullt në Gjermani.
Lëshimi i aktit martesor
Lidhja e martesës në Ambasadë konfirmohet me aktin martesor. Tarifa e lëshimit të aktit është 30€. Kjo shumë duhet të derdhet paraprakisht në llogarinë bankare të ambasadës.
Lidhja e martesës në Gjermani
Për dokumentacionin dhe formalitetet e tjera që kërkohen nga zyrat gjermane ju rekomandojmë të kontaktoni me to dhe të sqaroheni përprocedurat. Dokumenti kryesor që kërkohet për martesat është çertifikata për lidhje martesore (Ehefähigkeitszeugnis) nga zyra e gjendjes civile në Shqipëri.
Për lëshimin e çertifikatës për lidhje martesore, zyra e gjendjes civile në Shqipëri kërkon dokumentet e mëposhtme të bashkëshortit/es gjerman/e:
- Çertifikatë lindje internacionale;
- Dokument që vërteton banimin në Gjermani(Erweiterte Meldebescheinigung);
Duhet të kihet parasysh që dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se 3 muaj.
Për marrjen e dokumenteve të nevojshme në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri shtetasi/shtetasja shqiptar/e mund të paraqitet vetë zyrën e gjendjes civile atje ose mund të autorizojë me prokurë një njeri të afërm. Ambasada nuk mund të sigurojë për ju dokumente të zyrës së gjendjes civile si çertifikata, leje martese, etj.
Çdo dokument i lëshuar nga institucionet shqiptare duhet të jetë i pajisur me vulë apostille nga Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme në Tiranë për t’u njohur nga institucionet gjermane. Çdo dokument i lëshuar nga institucionet gjermane duhet te jete i pajisur me vule apostille nga zyrat qendrore te landit për t’u njohur nga institucionet shqiptare.
Regjistrimi i martesave në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri
Regjistrimi i martesave të lidhura pranë zyrave gjermane të gjendjes civile mund të bëhet drejtpërdrejt prej vetë të interesuarave në zyrat përkatëse të gjendjes civile në Shqipëri. Por ky veprim mund të kryhet dhe përmes Ambasadës.
Nëse regjistrimin doni që ta bëni vetë, atëherë ju nevojitet që të apostilloni në zyrat gjermane të landeve çertifikatën e martesës në origjinal dhe ta merrni atë me vete për tu paraqitur në zyrën përkatëse të gjendjes civile në Shqipëri. Nëse do të vendosni që regjistrimi të kryhet përmes Ambasadës, do të paraqisni çertifikatën e martesës në origjinal të vërtetuar (beglaubigt) sipas rastit në zyrën përkatëse në Landesverwaltungsamt, Bezirksamt, Regierungspräsidium ose Polizeidirektion. Bashkë me çertifikatën duhet të jepni edhe adresën e zyrës së gjendjes civile në Shqipëri, ku figuroni të regjistruar.
Regjistrimi i martesës nëpërmjët Ambasadës është falas.
Proçedura e regjistrimit nëpërmjet Ambasadës kryhet me anë të postës dhe nuk ka nevojë për paraqitje personale. Zarfi që dërgohet në ambasadë duhet të përmbajë një kërkesë të shkruar nga ju, çertifikatë ne martesës, dëshminë e pagesës dhe një zarf me kthim të paguar dheme adresë në të për kthimin e çertifikatës.
Kërkesë të shkruar dhe të firmosur nga ju se ku do të regjistroni martesën, çertifikatën e martesës të pajisur me vulë apostile nga zyrat qendrore te landit, të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes zyrtarë të certifikuar.
Përkthimi i çertifikatës së martesës duhet të jetë i pajisur me vulë apostile.
Ambasada ju pajis me vërtetim përkthimi kundrejt shumës prej 10 euro në llogari të Ambasadës për shërbimet konsullore, për vërtetim përkthimi për certifikatën e martesës. Të gjithë dokumentacionin e mësipërm si dhe dëshminë e pagesës mund të na e nisni me postë për të proceduar me regjistrimin e martesës.
Lënia paregjistruar e martesës nuk lejon ndryshimin e gjendjes tuaj civilenë Shqipëri. Për pasojë nuk mund të kryeni veprime të tjera që kanë lidhje me këtë ndryshim, si p.sh. regjistrimin e fëmijëve.
Lidhja e martesës në Shqipëri
Dokumentet që duhet të paraqiten në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri nga shtetasi/ja gjerman/e janë:
- Çertifikatë për lidhje martese (Ehefähigkeitszeugnis);
- Çertifikatë lindje (Geburtsurkunde);
- Dokument që vërteton banimin në Gjermani (Meldebescheinigung).
Të gjithë dokumentet e mësipërme duhet të mos jenë më të vjetra se 3 muaj dhe duhet të jenë me vule Apostille nga zyrat e landeve gjermane.