Edicioni i parë i Westbalkan Stammtisch u zhvillua në Klubin Ndërkombëtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin, ku mori pjesë Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi.
Një falenderim i veçantë për Lea Ypi për leksionin e saj frymëzues me temë “Ballkani Perëndimor – Evropa – Liria”.
Diskutimet ishin shumë frymëzuese dhe ndihmuan në thellimin e të kuptuarit për rrugëtimin e rajonit drejt lirisë dhe integrimit evropian.