Aktorja Fatlume Bunjaku përfaqësoi Shqipërinë dhe Kosovën këtë vit në programin prestigjioz European Shooting Stars, një nga programet më prestigjioze të filmit në Evropë, gjatë Berlinale 2026 .
Një nga veçantitë e këtij edicioni ishte përzgjedhja dhe vlerësimi i aktores Fatlume Bunjaku, me rolin e saj më të fundit në filmin “Hana” të regjisorin Ujkan Hysaj, me çmimin prestigjioz SHOOTING STARS, si një nga 10 aktorët më premtues evropianë për vitin 2026 në programin e organizatës European Film Promotion, ku Shqipëria përfaqësohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte përzgjedhja e regjisorit Renis Hyka si një nga gjashtë finalistët në “The Dream Makers”, pjesë e Berlinale Talents, një platformë e dedikuar regjisorëve të rinj dhe e mbështetur nga Studio Babelsberg. Profili i tij mund të gjendet në linkun:
https://www.berlinale-talents.de/bt/talent/renis-hyka/profile?fbclid=IwY2xjawQJMGdleHRuA2FlbQIxMABicmlkETJiakJ4SER3enQzUXJmZDdvc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHtJNh3JsLmsndqnvsmiMA7OUO5FxT6lNwSn3lwJQ8St8SqDA8bEQ-OjlIHxk_aem_pEMPz4X-B0BA_K5DaQW9OA






